Peticionet në veri, Krasniqi: Nuk do të lejojmë shantazhimin nga Serbia

by Merita

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Kurti, Elbert Krasniqi, e ka vlerësuar tejet të rëndësishme si temë, peticionin në veri.

“Ishin dorëheqje të njëpasnjëshme. Shteti u mobilizua dhe dha përgjigjen e duhur. Zgjidhja ishte edhe ajo për zgjedhjet e reja. Si institucione nuk do të lejojmë shantazhimin nga Serbia”, u shpreh Krasniqi.

banner

Krasniqi, tha se si kundërpërgjigje ndaj veprimeve në veri, ishte edhe çështja e peticionit.

“Kryetarët e kaluar ishin në zyre me një numër jo të madh të votave. Kemi pasur vazhdimisht protesta për heqjen e tyre. Kështu pamë mundësitë se si një kryetar të largohet nga institucioni”, tha ai.

Krasniqi, konfirmoi se “të gjitha komunat në veri tashmë kanë bërë kërkesat formale për largimin e kryetarëve”.

Nënshkrimet për largimin e kryetarëve në veri u mblodhën në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili është miratuar në fillim të shtatorit 2023.

​Nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë aq sa kërkohet dhe i verifikon ato, më pas organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditësh. Që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Lista Serbe kishte iniciuar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 dhe më pas kishte bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve të prillit të vitit të kaluar. Largimi nga institucionet u bë në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me ndërrimin e targave të makinave nga ato të lëshuara nga Serbia në ato që lëshohen nga Kosova, por që atëherë kjo çështje është zgjidhur./ATV

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy