Zyrtare: Osman Mëziu kalon te Dukagjini

by Nexhat

Dukagjini ka afruar në skuadër sulmuesin anësor, Osman Mëziu i cili në gjashtë muajt e fundit luajti te Fushë Kosova.

Lojtari që pjesën më të madhe të karrierës së tij ka luajtur te Drenica, do të përforcojë fazën sulmuese te skuadra e Armend Dallkut

“Osman Mëziu nënshkruan kontratë me klubin tonë.  Futbollisti Mëziu sezonin vjeshtor ishte pjesë e klubit te Fushë Kosovës ku kishte arritur te realizoi dy gola dhe asistuar dy-herë tjera”

“Osmani për shumë vite ishte aktivizuar ne klubin e vendlindjes tek Drenica”.

“Njëzetekatër vjeçari mund të aktivizohet në të gjitha pozitat sulmuese duke i ofruar kështu kryetrajnerit zt.Armend Dallkut edhe shumë alternativa ne fazën ofanzive”, thuhet në njoftimin e klubit

Dukagjini do ta fillojë stinorin pranveror nga pozita e gjashtë me 24 pikë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy