Liridon Krasniqi është një nga futbollistët kosovarë që ka lënë gjurmë me karrierën e tij të deritanishme në Evropë dhe Azi.
I lindur në Viti, Krasniqi ka emigruar me familjen e tij në Gjermani ku edhe ka nisur karrierën si futbollist, duke kaluar fillimisht te grupmoshat e Nurenberg pastaj duke provuar aventurën në futbollin çek te Slavia Praga e Mlada Boleslav.
Ai luajti edhe në Turqi për Ankaraspor, Fethiyespor e Osmanlisopr, para se në vitin 2015 të transferohet në Maljzinë e largët ku ka lënë gjurmë.
Kedah FA, Melaka, Johor DT e Terengganu kanë qenë skuadrat e Krasniqit në Malajzi, derisa ai ka provuar edhe futbollin e Austrlisë te Newcastle Jets, atë të Indisë te Odisha FC dhe në Tajlandë për Khon Kaen United.
Në moshën 32-vjeçare Krasniqi pritet të luaj në Kosovë ose Shqipëri, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.
Sipas Telegrafi , i cili merr vesh ekskluzivisht se SC Gjilani është skuadra që është në përparësi për t’i siguruar shërbimet e tij, pasi tanimë i kanë bërë ofertë zyrtare Krasniqit i cili po e shqyrton atë.
Përveç Gjilanit që i kanë bërë ofertë zyrtare Krasniqit, ka edhe disa skuadra nga Kosova, por edhe nga kampionati shqiptar që kanë shprehur interesim për ta pasur mesfushorin ofensivë në radhët e veta.
Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit të afërta me lojtarin, ai po e konsideron seriozisht të luaj në Kosovë ose Shqipëri për pjesën e mbetur të këtij sezoni.