Olivier Giroud pranon se do të dëshironte të bëhej drejtor sportiv pasi karriera e tij si trajner do të ishte ‘shumë stresuese’.
Reprezentuesi francez zbuloi planet e tij për përfundimin e karrierës së tij si lojtar gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport.
“Do të doja të bëhesha drejtor sportiv”, ka pranuar fillimisht sulmuesi i Milanit.
“Të mbikëqyri ekipin e parë, sektorin e të rinjve dhe transferimet për të parë pamjen e plotë. Sigurisht, nuk do të jem trajner, shumë stres”, përfundoi ai
Kontrata e Giroud me Milanin skadon në qershor 2024 dhe ai refuzoi të përjashtonte vazhdimin me kuqezinjtë ose largimin në fund të sezonit.
Francezi konfirmoi se bashkimi me një skuadër MLS është një mundësi edhe pse ai do të ketë “më shumë mundësi” gjatë verës