Barcelona humbi nga Villarreali në një ndeshje të çmendur në shtëpi gjatë fundjavës me rezultat 5-3 dhe kështu uli ndjeshëm gjasat e saj për të fituar kampionatin.
Trajneri i tyre Xavi Hernandez ka thënë pas ndeshjes se ai nuk do të jetë më trajner i katalanasve nga vera
Në deklaratat e mëvonshme, Xavi foli për problemet me të cilat përballet çdo ditë trajneri që drejton Barcelonën dhe presionin e jashtëzakonshëm nga mediat dhe tifozët.
“Ju e vendosni jetën tuaj në linjë çdo ditë. Është mizore dhe e turpshme. Të bëjnë të ndihesh i pavlerë çdo ditë. Pep më tha këtë, Valverde më tha, pashë Luis Enrique të vuante… Është mizore”, kishte thënë Xavi pas vendimit për të dhënë dorëheqjen
Trajneri dhe eksperti i Man Cityt që shkroi historinë e Barcelonën dhe futbollit botëror me Xavi, Iniesta dhe Messi, Pep Guardiola, komentoi vendimin e ish-lojtarit të tij.
“Ne nuk mund ta krahasojmë presionin në Angli me presionin në Spanjë. Është një mijë herë më e vështirë atje. Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë”, ka thënë Guardiola për mediat angleze.
Barcleona u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga Athletic Bilbao në çerekfinale, ndërsa në Ligën e Kampionëve do të përballen me Napolin
Xavi e ka drejtuar Barcelonën në 122 ndeshje deri më tani. Ai ka 76 fitore, 20 barazime dhe 26 humbje. Me Barcelonën, ai fitoi kampionatin spanjoll dhe Superkupën në vitin 2023.