Arsenali thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e yllit të Manchester United, Marcus Rashford.
Javën e kaluar, Rashford përfundoi në tituj të padëshiruar të mediave pasi u raportua se anglezi humbi stërvitjen pasi tha se ishte i sëmurë
Megjithatë, ai u fotografua në një ‘party’ në një klub nate në Belfast të Irlandës së Veriut, një natë para se të mungonte në stërvitje
Rashford përfundoi duke u lënë jashtë skuadrës së United për fitoren e tyre në FA Cup kundër Newport County.
Pasi menaxheri Erik ten Hag deklaroi se çështja do të trajtohej nga brenda, u pretendua se Rashford ishte gjobitur.
Tani, është raportuar se Arsenali mund të transferojë për Rashford në verë.
https://twitter.com/DeadlineDayLive/status/1753009258935747034?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1753009258935747034%7Ctwgr%5E38997d605335d6176b7573f79deb1218aeeabb2b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farsenali-mund-te-befasoje-transferimin-e-rashford-nga-man-utd%2F
Sipas Football Insider, Topçinjtë mund të tentojnë transferimin e sulmuesit anglez pasi dështuan për ta nënshkruar atë në verën e vitit 2022.
Me dyshime të reja mbi të ardhmen e Rashford në Old Trafford, londinezët do të jenë në pozicionin kryesor për të rindezur interesin e tyre