Interi synon t’ia rrëmbej Juventusit lojtarin më të mirë të ekipit

by Nexhat

Interi thuhet se ka synim të transferojë mesfushorin Adrian Rabiot si lojtar të lirë në afatin kalimtar të verës.

Nerazzurrët viteve të fundit janë duke bërë përforcime të mençura, ku shumë futbollistë të mëdhenj po vijnë si lojtar të lirë

Drejtuesit e nën-kampionit të Evropës po mendojnë nga tani për në afatin kalimtar të verës për të transferuar një emër të madh.

Bëhet fjalë për yllin e skuadrës e rivale, Juventusit, Adrian Rabiot, i cili është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Bianconerët.

Rabiot deri tani ka refuzuar në nënshkruaj kontratë të re dhe Interi synon ta josh atë për ta transferuar në Giuseppe Meazza

Është eksperti portugez i transferimeve Pedro Almeida, i cili ka raportuar se Nerazzurrët e duan francezin si lojtar të lirë në verë

Në rast transferimi, Interi do ta dëmtonte shumë rivalin e tyre, pasi Rabiot po llogaritet si lojtari më i mirë i tyre në sezonet e fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy