Kongo mposht Guinenë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve

by Nexhat

DR Congo ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Guinesë, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve.

Pjesa e parë ishte mjaft e pasur sa i përket rasteve për shënim, ku të dy skuadrat arritën që të shënojnë nga një gol

banner

Fillimisht ishte Guinea ajo që mori e para epërsinë përmes Mohamed Bayo (20’) i cili bëri një gjuajtje të fuqishme nga penalltia duke mos i lënë asnjë gjasë portierit kundërshtar për 1-0

https://twitter.com/LivescorebetNG/status/1753528523325628645?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1753528523325628645%7Ctwgr%5E736340b49f0911f9aadd482e4e8c61b952bb237f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkongo-mposht-guinene-dhe-kualifikohet-ne-gjysmefinale-te-kupes-se-kombeve%2F

Reagimi i Kongos erdhi shumë shpejtë, të cilët arritën të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të ish-mbrojtësit të Portos, Chancel Mbemba (27’)

https://twitter.com/tekkersfoot/status/1753515670132654506?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1753515670132654506%7Ctwgr%5E736340b49f0911f9aadd482e4e8c61b952bb237f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkongo-mposht-guinene-dhe-kualifikohet-ne-gjysmefinale-te-kupes-se-kombeve%2F

Në pjesën e dytë, Kongo ishte më kërkuese ku edhe arriti të shënojë dy herë për të ‘prerë’ biletën e kualifikimit në gjysmëfinale.

Ata fituan një penallti në minutën e 64-të të cilën e shndërroi në gol ylli i Brentfordit Yoane Wissa për t’i dhënë Kongos epërsinë 2-1.

https://twitter.com/tekkersfoot/status/1753530503859196202?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1753530503859196202%7Ctwgr%5E736340b49f0911f9aadd482e4e8c61b952bb237f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkongo-mposht-guinene-dhe-kualifikohet-ne-gjysmefinale-te-kupes-se-kombeve%2F

Dilemës së fituesit në këtë takim i dha fund Arthur Masuaku (81’) i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga një goditje denimi për 3-1.

Pas kualifikimit në gjysmëfinale, Kongo tani do të ketë punë me fituesin e duelit Mali – Bregu i Fildishtë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy