Ermal Krasniqi është në pritje për t’u bërë baba.
Reprezentuesi kosovar zbuloi sonte gjininë pas ndeshjes së Rapid Bukureshtit ndaj Otelul, në të cilën Rapidi fitoi me rezultatin 2:1,
Pas ndeshjes, Krasniqi para tifozëve zbuloi se po pret që të bëhet baba i një djali – teksa video u publikua nga faqja e klubit rumun.
Mbi 12 mijë shikues ishin të pranishëm në stadium dhe ata qëndruan edhe pas fishkëllimës për fundin e ndeshjes, për të qenë dëshmitar të këtij momenti të veçantë
Siç dihet, 25-vjeçari është i martuar me Laura Shalën, e cila gjithashtu ishte e pranishme dhe u pa duke u përqafuar me Krasniqin pas zbulimit të gjinisë së fëmijut të tyre.
Ndryshe, Ermal Krasniqi sonte ishte titullar në fitoren e Rapidit dhe luajti për 79 minuta.