Basketbollistet e Irlandës refuzuan të shtrëngojnë duart me ato të Izraelit, arsyeja është shumë e fortë (VIDEO)

by Nexhat

Ekipi irlandez i basketbollit për femra doli në sy të publikut pasi të gjitha lojtaret refuzuan të shtrëngonin duart me femrat izraelite para fillimit të ndeshjet kualifikimese të Kampionatit Evropian.

Dueli i luajtur mbrëmë në Riga u zhvillua në një atmosferë mjaft të tensionuar dhe nuk ishte një lëvizje e “rastit”, konfirmoi Federata e Basketbollit të Republikës së Irlandës, e cila njoftoi para ndeshjes se ekipi i tyre kombëtar nuk do të marrë pjesë në asnjë formalitet para ndeshjes

banner

Ata e shpjeguan vendimin e tyre si “një rezultat i drejtpërdrejtë i komenteve të fundit nga Izraeli duke bërë akuza të rreme për antisemitizëm”.

“Vendimi ynë përfshin shkëmbimin e dhuratave dhe shtrëngimet formale të duarve para dhe pas ndeshjes. Basketbollistet tona do të qëndrojnë pranë stolit tonë gjatë himnit kombëtar, dhe jo në qendër të fushës siç është traditë. Federata e Basketbollit të Irlandës qëndron plotësisht pranë lojtareve dhe vendimit”, thuhet në deklaratë.

Një ditë para ndeshjes, basketbollistja e Izraelit, Dor Sa’ar, i quajti gratë irlandeze “një ekip kombëtar mjaft antisemitist” dhe intervista u publikua në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Izraelit. Kjo i shqetësoi gratë irlandeze dhe ato refuzuan të gjitha protokollet.

Pas ndeshjes, trajneri i zhgënjyer i Izraelit, Sharon Drucker tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë në jetën e tij. Femrat izraelite festuan fitoren e tyre me rezultat 87:57. 

https://twitter.com/MyLordBebo/status/1755667051979358698?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1755667051979358698%7Ctwgr%5Eeb4ddb090d38133d0be0d912498c0dac97ba441b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fbasketbollistet-e-irlandes-refuzuan-te-shtrengojne-duart-ato-te-izraelit-arsyeja-eshte-shume-e-forte%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy