Arsenali ka shënuar fitore ndaj West Ham si mysafir me rezultat 6-0 në kuadër të javës së 24-të të Ligës Premier.
Topçinjtë edhe pse në derbi lokal dhe si mysafir e nisën fuqishëm ndeshjen, duke krijuar dy raste me Leandro Trossardin, por që belgu në shënoi
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i epërsisë, kur në minutën e 32-të, William Saliba shënoi për 1-0.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, Arsenali u shfaq edhe më i rrezikshëm duke shënuar tri herë, fillimisht me Bukayo Sakan nga pika e bardhë për 2-0.
Gabriel në minutën e 44-të shënoi për 3-0, ndërsa Trossard që humbi disa raste shënoi në kohën shtesë të kësaj pjese për 4-0.
https://twitter.com/Arsenal/status/1756695643802714391?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1756695643802714391%7Ctwgr%5Ed14c88773cfafb623eb4fd06693239dd8e814e72%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Farsenali-pa-meshire-ndaj-west-ham-shenon-gjashte-per-te-mbetur-ne-hap-per-titullin-e-kampionit%2F
Kandidati për titull nuk u ndal as në pjesën e dytë, ku Bukayo Saka gjeti golin e dytë personal për 5-0 në minutën e 63-të.
Pas tre minutash ish ylli i West Ham, Declan Rice, shënoi për 6-0, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon Arsenali.
Më këtë fitore skuadra e Mikael Artetas ngjitet në vendin e tretë më 52 pikë, sa ka Man City që është i dyti dhe dy pikë më pak se lideri Liverpool