Pep Guardiola ishte aq i lumtur me paraqitjen e Kevin De Bruyne kundër Copenhagen në Ligën e Kampionëve sa e krahasoi yllin belg me verërat italiane Brunello di Montalcino dhe Sassicaia.
De Bruyne shënoi dhe asistoi në fitoren 3-1 të Manchester City ndaj Copenhagen në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma
Sky Sport Italia e pyeti Guardiolën nëse 32-vjeçari mund të krahasohej me një verë të mirë italiane dhe trajneri spanjoll u përgjigj duke buzëqeshur.
“Një Brunello di Montalcino ose Sassicaia, me siguri po. Ai nuk kishte luajtur për pesë muaj dhe ishte i freskët në këmbë dhe në kokë kur u kthye. Ai dha kontributin e tij. Ai është i veçantë dhe e dëshmoi sërish”, ka thënë Guardiola
Guardiola është një ish-mesfushor i Brescias dhe Romës, i cili luajti 28 ndeshje në Serie A, duke shënuar tre gola. Ai bëri debutimin e tij në ligën elitare italiane në një barazim 2-2 midis Brescia dhe Chievo Verona në tetor të vitit 2001.
Ndryshe, Manchester City është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve, pasi e ngriti trofeun për herë të parë në histori sezonin e kaluar, duke mposhtur Interin 1-0 në finalen e luajtur në Stamboll.