Vrau fqinjin për parkimin në Durrës, kush është autori që u largua nga vendngjarja

by Nexhat

Shtetasi Ilir Koçilja, 40-vjeçari nga qyteti i Durrësit, mesditën e kësaj të mërkure ekzekutoi me thikë fqinjin e tij.

35-vjeçari Halil Koka ndërroi jetë rrugës për në spital, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra

Burime bëjnë me dije se dy fqinjët kishin kohë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi.

Dy fqinjët u konfliktuan këtë të mërkurë për shkak të një vendparkimi

Të dy personat njihen si përdorues të lëndëve narkotike, madje autori kishte shfaqur dhe probleme të shëndetit mendor.

Nga një këqyrje në rrjetet e tij sociale shihen postime të pakuptimta me fjalë fyese, por dhe akuza ndaj krerëve të ish-bandës së Durrësit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy