Nora Gjakova siguron medaljen, kalon në finalen e Grand Slamit të Bakut

by Nexhat

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar luftën në gjysmëfinale, duke kaluar në finale e madhe në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Gjakova e ka nisur ditën mbarë duke fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë

banner

Në luftën e parë, xhudistja pejane ka mposhtur me ‘ippon’ gjeorgjianen Nino Loladze, ndërsa në luftën e dytë ka fituar me ‘pikë të artë’ ndaj Acejla Toprak të Azerbajxhanit.

Pas këtyre dy fitoreve, pejania kaloi në çerekfinale të Grand Slamit, ku u ndesh me xhudisten serbe, Marica Perisic

Edhe në këtë luftë, xhudistja jonë ishte e papërmbajtshme duke e mposhtur Perisicin me ‘waza-ari’ dhe duke siguruar gjysmëfinalen.

Në gjysmëfinale, Nora ishte përsëri e madhe duke fituar edhe luftën ndaj holandezes, Julie Beurskens dhe duke kaluar në finalen e madhe

Me këtë fitore, xhudistja pejane e ka siguruar medaljen e argjendtë, por do të kërkoj me çdo kusht të artën.

Në finale, kampionia olimpike do të ndeshet me kanadezen Christa Deguchi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy