Mbappe informon edhe bashkëlojtarët, në verë largohet përfundimisht nga PSG-ja

by Nexhat

Kylian Mbappe po kalon muajt e fundit si lojtar i Paris Saint-Germainit.

Pasi informoi presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, për vendimin e tij për t’u larguar në verë, ylli francez sot këtë ia ka thënë edhe shokëve të skuadrës, transmeton Gazeta Express.

“RMC Sport”, Mbappe ka njoftuar sot edhe bashkëlojtarët e tij në PSG për vendimin që ka marrë – të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

25-vjeçari thuhet se nuk ua përmendi atyre klubin e ardhshëm, por vetëm konfirmoi se do të largohet

Gjithsesi, Real Madridi besohet se do të jetë destinacioni i ardhshëm i ish-sulmuesit të Monacos.

Kylian Mbappe prej kohësh ka qenë i lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu”, me “Los Blancos” që gjithashtu prej kohësh duan të përforcohen me Mbappen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy