Gol pas 35 sekondave – Hojlund thyen një rekord të Ligës Premier që vështirë të arrihet

by Nexhat

Rasmus Hojlund thjesht nuk ndalet së shënuar në Ligën Premier me fanellën e Mancehster United.

Sulmuesi e ka hapur ndeshjen kundër Luton Town, duke arritur të përfitojë nga një gabim në mbrojtje, përpara se të mposhte portierin për të shënuar një gol të mrekullueshëm pas vetëm 35 sekondash

banner

Danezi dyfishoi epërsinë në minutën e shtatë, duke e dërguar në rrjetë harkimin e Alejandro Garnacho

Rasmus tani është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligës Premier që ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi

Ai e bëri këtë në moshën 21 vjeç, 14 ditë – duke e kaluar Joe Willock (21 vjeç, 272 ditë)

Hojlund i është bashkuar gjithashtu një “klubi të rrallë lojtarësh” të Man United që kanë shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në Ligën Premier, duke u krahasuar me emra si Cristiano Ronaldo dhe Eric Cantona, që llogariten si legjenda të “Djajve të Kuq”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy