Monza shokon Milanin, fiton në përballjen e gjashtë golave

by Nexhat

Monza e ka mposhtur Milanin me rezultat 4-2 në kuadër të javës së 25-të të Serie A.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe ishin më të rrezikshëm në disa intervale

Pak pa u futur në fundin e pjesës së parë, Malick Thiaw ndërhyri në zonë ndaj Andrea Colombos, për tu akorduar penallti pastaj me VAR.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Matteo Pessina i cili shënoi për 1-0.

Në minutën e gjashtë të kohës shtesë të pjesës së parë, Monza shtoi epërsinë në 2-0 pas golit të Dany Mota.

Pastaj me të filluar pjesa e dytë, gjërat u bën më të vështira për Milanin, që mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq ndaj Luka Jovic

Por kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 65-të, Christian Pulisic asistoi te Olivier Giroud i cili shënoi për 2-1, për ta hapur ndeshjen

https://twitter.com/InsideMilan/status/1759328143632986347?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1759328143632986347%7Ctwgr%5E967a223ae6c0279cf5241bd42c52bbd30282f453%7Ctwcon%5Es1&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmonza-shokon-milanin-fiton-ne-perballjen-e-gjashte-golave%2F

Milani vazhdoi me sulme dhe në minutën e 88-të, arriti që t’i barazojë shifrat, kur Thiaw asistoi te Pulisic që shënoi për 2-2.

https://twitter.com/TransferSector/status/1759333348156063781?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1759333348156063781%7Ctwgr%5E967a223ae6c0279cf5241bd42c52bbd30282f453%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmonza-shokon-milanin-fiton-ne-perballjen-e-gjashte-golave%2F

Por vendasit që kishin epërsinë numerike, arritën të kthenin sërish rezultatin me Warren Bondo për 3-2, pastaj me Lorenzo Colombo për fitoren 4-2.

Milani pas kësaj humbje, mbetet në vendin e tretë me 52 pikë, ndërsa Monza është e 11-ta me 33 pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy