Beshiktashi ka refuzuar ofertë milionëshe për Rashicën

by Nexhat

Leeds Unitedi ka tentuar që ta transferojë Milot Rashicën nga skuadra e Beshiktashit, por skuadra turke e ka refuzuar ofertën e skuadrës së kategorisë së dytë të futbollit anglez. Kështu ka shkruar të hënën mediumi turk “Takvim”

Rashica u transferua te skuadra e elitës turke në verën e vitit të kaluar për 5.25 milionë euro nga skuadra e Norwich Cityt.

Futbollisti i Kosovës si i huazuar luajti edhe për skuadrën e Galatasarayt dhe e fitoi titullin e kampionit në Superligën e Turqisë

Mediumi turk ka raportuar se oferta në drejtim të Beshiktashit për Rashicën 27-vjeçar, ka qenë 7 milionë euro. Megjithatë, Leeds Unitedi do të tentojë që ta transferojë Rashicën edhe në verë. Leedsi është në prag të rikthimit në Premier League. Aktualisht në “Championshipin” anglez është në pozitën e dytë me 69 pikë. Rashica në 26 paraqitje të këtij edicioni ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar katër asistime në të gjitha garat

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy