Real Madridi me kërkesë të Ancelottit i ka ofruar Modricit një pozitë të re në klub

by Nexhat

Real Madridi i ka ofruar Luka Modricit një pozitë të re në klub, teksa legjenda kroate po i afrohet pensionimit nga futbolli.

“Los Blancos” kanë refuzuar një ofertë astronomike nga ekipi arab Al Nassr verën e kaluar

38-vjeçari në fund nënshkroi një kontratë të re me klubin madrilen dhe ka luajtur 20 ndeshje në La Liga, aty ku Real Madridi momentalisht është lider me gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë Girona.

Ish-fituesi i Topit të Artë ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por The Athletic ka raportuar se Modricit i është ofruar mundësia që t’i bashkohet stafit të trajnerëve tek Reali në rast se ai vendos që të pensionohet

Ky propozim i është prezantuar reprezentuesit kroat para dy muajsh, por ishte refuzuar nga Modric i cili ka dëshirë që të vazhdojë të luaj ende

Sidoqoftë, është thënë se nuk ishte një ‘jo definitive’ pasi ish-lojtari i Tottenhamit nuk e ka refuzuar plotësisht idenë për t’u angazhuar në një rol tjetër.

Modric momentalisht është i fokusuar tek sezoni aktual dhe me shumë mundësi vendimi i tij nuk do të vijë deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani gjatë verës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy