De Paul: Interi nuk është superior ndaj Atletico Madridit

by Nexhat

Rodrigo De Paul këmbëngul se Interi nuk është superior ndaj Atletico Madridit dhe beson se gjithçka mund të përmbyset në ndeshjen e kthimit.

“Nerazzurrët” triumfuan sonte 1:0 ndaj spanjollëve, në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

banner

“Ishte një lojë e mirë mes dy skuadrave që me të vërtetë donin të luftonin dhe duhet të ketë qenë e mirë për ta parë”, tha fillimisht De Paul për “Sky Sport Italia” pas ndeshjes.

“Interi pati dy ose tre raste më shumë se ne, por këto janë dy skuadra shumë të ngjashme. Nga ajo që ndjeja të isha në fushë, nuk mendoj se Interi ishte superior ndaj nesh. Në fund të ditës, goli është ai që ka rëndësi dhe tani ne duhet ta kthejmë atë në ‘Metropolitano’”, shtoi argjentinasi

“Nuk mund të luash gjithmonë me të njëjtin ritëm gjatë një ndeshjeje. Ne donim të mbanim nivelin e intensitetit pas pushimit, por Interi ishte në terrenin e shtëpisë dhe turma e tyre i shtyu ata. Është normale që ata mund të të lodhin ngadalë, ata janë skuadra më e mirë në Itali për momentin dhe është e natyrshme që në shtëpi ata do të ndihen më të fortë, ashtu si ne në ‘Metropolitano’. Nuk besoj se ishte një rënie në nivelet e fitnesit, edhe ne patëm dy mundësi shënimi, që do të thotë se jemi në formë të mirë”, deklaroi De Pau.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 13 mars, në stadiumin “Wanda Metropolitano”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy