Nuk ka fitues në ndeshjen e parë, Napoli dhe Barcelona luajnë baras

by Nexhat

Napoli dhe Barcelona kanë luajtur baras në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-1. 

Pjesa e parë nisi më mirë për Barcelonën, kur krijoi dy raste të mira shënimi me anë të Lamine Yamal, por pa arritur të gjej golin

Rast të mirë pati edhe Robert Lewandowski në minutën e 14-të, por pa sukses njësoj si Ilkay Gundogan në minutën e 28-të

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para në Diego Maradona stadium mes Napolit dhe Barcelonës.

Barcelona u paraqit më mirë edhe në pjesën e dytë, derisa kur kaluan një orë lojë katalunasit gjetën edhe golin e epërsisë

Pedri dhuroi një asistim të mrekullueshëm për Robert Lewandowskin i cili me një goditje të bukur realizoi për 0-1.

Ky gol ishte i pari për Barcelonën në fazën e eliminimit direkt pas 1078 ditëve në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë epërsia e skuadrës mysafire nuk zgjati më shumë se 15 minuta, kur Anguisa shërbeu mirë Victor Osimhen dhe sulmuesi nigerian barazoi shifrat në 1-1.

Pas golit të barazimit, Napoli ishte skuadër që pati më shumë nga loja duke kërkuar edhe golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Por deri në fund gola më nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 1-1

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 12 mars në Estadi Olímpic Lluís Companys në Barcelonë, ku dy skuadrat kërkojnë kalimin në çerekfinale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy