Luka Modric së shpejti bashkëlojtar me Arbër Hoxhën? Mediat kroate raportojnë për rikthim tek Dinamo Zagrebi

by Nexhat

Tek Dinamo Zagrebi prej muajsh kanë ‘ëndërruar’ për një rikthim të Luka Modric, diçka që mund të ndodhë këtë verë.

Gjatë ditëve të fundit ishte raportuar nga mediat kroate se kontaktet e para mes Dinamos dhe Luka Modric tashmë kanë nisur, teksa presidenti i Dinamos, Mirko Barisic, duke thënë se dera e Dinamos është e hapur për të

banner

Modric ishte anëtar i Dinamos nga viti 2000 deri në 2008 para se të transferohej tek Tottenhami. Më vonë, ai u bë futbollisti më i suksesshëm në historinë e futbollit kroat teksa në 2018 fitoi Topin e Artë falë performancave të tij në Kupën e Botës.

Siç raporton mediumi kroat 24sata.hr, drejtuesit e Dinamos duan ta kthejnë Lukën në ‘shtëpi me të gjitha forcat, ani pse ylli i Real Madridit ka oferta serioze nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Modric i cili është pjesë e Realit që nga viti 2012, po shkon drejt përfundimit të kontratës me gjigantin madrilen dhe siç qëndrojnë gjërat, një rinovim i kontratës duket larg në horizont

Besohet se Barisic ka biseduar në telefon me Modricin duke i bërë një ofertë ndërsa thuhet se Modric e ka lënë të hapur këtë mundësi.

Siç shton raporti, negociatat mes Dinamos dhe Modricit do të intensifikohen gjatë javëve në vazhdim, por një rikthim i tij në ekipin ku mori hapat e parë, nuk përjashtohet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy