Roma ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Torinos në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë u karakterizua me disa raste shënimi për të dyja ekipet, ku dhe u shënuan dy gola
Fillimisht Paulo Dybala (42’) shënoi për 1-0 pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Vetëm dy minuta më vonë Duvan Zapata (44’) shënoi me kokë për të barazuar shifrat në 1-1 pas asistimit të Raul Bellanovas.
Si chiude il primo tempo. Al vantaggio con Dybala dal dischetto al 42’, ha risposto Zapata due minuti dopo.#RomaTorino pic.twitter.com/ZmqEzRiI2f
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 26, 2024
Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë me të dy ekipet që sulmonin njëra-tjetrën në kërkim të golit të avantazhit
Paulo Dybala (58’) pasi pranoi një pasim nga Bryan Cristante shënoi një gol fantastik nga distanca për t’i dhënë avantazhin prej 2-1 Romës.
Argjentinasi u shfaq edhe një herë tjetër në skenë, duke shënuar për 3-1 në minutën e 69-të pas asistimit të Romelu Lukakut.
Mysafirët krejt çfarë arritën deri në fund ishte të ngushtojnë diferencën fal një autogoli nga mbrojtësi i Romës Dean Huijsen (88’) për 3-2.
Me këtë fitore Roma tani shkon në kuotën e 44 pikëve në pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa ndeshjen tjetër luan në udhëtim ndaj Monzës