Gjykata reagon për “postimet me etiketime dhe fjalor fyes” ndaj gjyqtares në rastin e Konjufcës

by Nexhat

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dalë me një reagim pas “publikimit të postimeve të datës 26 shkurt 2024 me etiketime dhe fjalor fyes ndaj gjykatës dhe gjyqtares së kësaj gjykate znj. Edita Çanta,  në lidhje me shpalljen e Aktgjykimit të datës 26 shkurt 2024, ku i akuzuar ishte Glauk Konjufca”.

Gjykata ka konsideruar se këto postime e cenojnë rëndë figurën e gjyqtarit, pavarësinë e tyre dhe besimin e publikuyt ndaj sistemit gjyqësor.

banner

“Gjykata, konsideron se këto publikime cenojnë rëndë figurën e gjyqtarit, pavarësinë e tyre dhe besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor dhe si të tilla ndikojnë negativisht në pavarësinë dhe paanësinë e gjyqtarëve në misionin e tyre për dhënien e drejtësisë. “

Gjykata ka ftuar opinionin publik që të përmbahen në komentimet e vendimeve gjyqësore

“Gjykata Themelore Prishtinë, fton opinionin publik që të përmbahen në komentimin e vendimeve gjyqësore pasi që gjykata vendimet i merr në bazë të provave të administruara në shqyrtim gjyqësor dhe si të tilla vendimet e gjykatës së shkallës së parë nuk janë përfundimtare, mund të vlerësohen nga gjykata e shkallëve më të larta sipas mjeteve të goditjes.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy