Klubi anglez, Liverpooli thuhet se mund të shesë yllin kolumbian, Luis Diaz, këtë verë, por jo domosdoshmërisht.
Në janar 2022, Diaz përfundoi lëvizjen e tij në Anfield nga skuadra portugeze Porto në një marrëveshje me vlerë rreth 45 milionë euro
Kolumbiani shpejt u bë i preferuari i tifozëve dhe deri më sot, 27-vjeçari ka shënuar 21 gola në 82 paraqitje në të gjitha garat për Reds.
Megjithatë, forma e Diaz ra sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi në gju. Në fillim të sezonit aktual, sulmuesi duhej të përballonte një problem të madh jashtë fushës pasi prindërit e tij u rrëmbyen në Kolumbi.
Javët e fundit, Diaz filloi të prodhojë atë lloj futbolli që pamë në fillimet e tij në Liverpool, por pavarësisht rritjes së formës, është pretenduar se Reds mund të largojnë sulmuesin anësor në afatin kalimtar të verës
Sipas The Sun, prioriteti kryesor i Liverpoolit gjatë verës është të lidhë me kontrata të reja lojtarë si Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.
Besohet se nëse Salah vendos të zgjasë qëndrimin e tij në Anfield, Liverpool mund të jetë i hapur për të shitur Diaz, me klube në Spanjë që thuhet t të jenë të interesuara
Raporti gjithashtu theksoi se Liverpooli është i vetëdijshëm se bisedat me yjet e tyre më të mëdhenj nuk mund të fillojnë derisa të zgjidhet një drejtor i ri sportiv dhe një zëvendësues për Jurgen Klopp.
Deri më tani, Liverpool ka qenë i lidhur me trajnerë si Xabi Alonso, Roberto De Zerbi, Thomas Frank, Ruben Amorim dhe Ange Postecoglou si zëvendësues të mundshëm për Klopp