Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar disa gara të shpejtësisë që ishin planifikuar të mbahen në hyrje të autostradës Prizren-veri.
Në njoftimin e bërë thuhet se policia ka hasur në pesë vetura që ishin përgatitur për gara të shpejtësisë
“Më date 02/03/2024 rreth orës 22:20 patrullat policore Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugorë në Prizren, bazuar në informacionin e pranuar per dyshimin për organizimin e garave të shpejtësisë në afërsi të hyrjes së autostradës Prizren-veri, kanë intervenuar dhe kanë hasur pesë automjete të cilat ishin duke u përgatitur për gara të shpejtësisë. Ngasësit së bashku me vetura janë shoqëruar deri në stacionin policor të trafikut dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj ngasësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje dhe më pas janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë
Tutje, në njoftim thuhet se “organizimi garave të shpejtësisë është një aktivitetet i rrezikshëm dhe jashtëligjshëm andaj Policia e Kosovës nuk do t’i toleroj dhe do të veproj kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa here që të ka informacion për organizimi të tillë”.