Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se teksa në Kuvendin e Kosovës për nder të Epopesë së UÇK-së këndoi Ilir Shaqiri, kryeministri i vendit Albin Kurti i këndonte këngët e tij. Sipas saj, këtë Kurti e ka bërë në mënyrë që të përfitojë nga populli.
Kadrijaj tha në Pressing në T7 se këtë Kurti e bën me periudha, sipas saj kur i duhet UÇK-ja i përvetëson vlerat e saj
“Po e shohim tash Lëvizja Vetëvendosje bën manifestime, në kazermë, e bëjnë një seancë solemne me këngëtarë për Epopenë e UÇK-së në Parlamentin e Kosovës që ishte dje. Ne të gjithë e adhurojmë Ilir Shaqirin me këngët e tij që u këndon heronjve, komandantit legjendar Adem Jashari, kënga e Shkurte Fejzës dhe Ilir Shaqirit “Sërish vjen marsi” janë hite dhe që s’po mundet me i ndalë as Albini dhe i pëlqejnë ose s’i pëlqejnë po duhet me i këndu”, tha ajo.
“E shihsha në atë nënqeshjen e tij që i këndojke këto këngë, po ky periudha-periudha, kur i duhen përvetëson Ushtrinë Clirimtare dhe vlerat e saj, kur si don i lufton. Dmth në periudha”, tha Kadrijaj në Pressing,
“Po tash meqë jemi në vitin e fundit zgjedhor mundohet me bo më shumë për këto vlera, në mënyrë që unë e du UÇK-në e kam bë për UÇK-në, tash ky mundohet nga populli me përfitu”, shtoi ajo