AAK: Qeveria po eksperimenton me dialogun

by informim

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, të shtunën ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë.

Ai ka thënë se Qeveria po bën një varg eksperimentesh me vendin, duke e vënë fokusin më shumë në dialog se në sektorët e tjerë.

Ai i ka quajtur të pakuptimtë thirrjet e kryeministrit që diaspora të investojë në Kosovë, kur thotë se çdo rrugë regjionale është pothuajse e pakalueshme.

“Do të adresojmë disa çështje, Qeveria duke eksperimentuar me dialogun, duke mos pasur qëndrime ajo është mbyllur dhe e vetëkënaqur me takimet që i ka dhe ka harruar interesin qytetar. Si AAK e themi se pasiguria në secilin sektorë dhe pore te jetës nuk mbahet mend që ka qenë më e madhe. Nuk mbahet mend të ketë më shumë pasiguri dhe nuk ka aspak shpresë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy