Nën masa të rrepta sigurie, publikohen pamjet nga ekstradimi i “baronit” të drogës, Gëzim Çela(VIDEO)

by Nexhat

Nën masa të rrepta sigurie, “baroni” i drogës Gëzim Çela është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri.

Pamjet janë publikuar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili shkruan se ekstradimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes strukturave të Policisë së Shtetit me atë të Kosovës.

banner

Ndër të tjera, Balla shtoi se ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Përgëzoj Policinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia. Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, shkruan Balla

Më 27 shkurt, ministria e Drejtësisë njoftoi se Kosova kishte pranuar kërkesën për ekstradim.

Gëzim Çela u arrestua më 9 dhjetor të vitit të shkuar pasi doli në përgjimet e operacionit të prokurorisë, “Flakë në det”.

Nga ky aksion u godit një grup kriminal që përdorte gomone të fuqishme për të  shkëmbyer kanabis me kokainë në mes të detit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy