​Kusari-Lila para diasporës: Ligji për zgjedhjet unifikoi partitë, kontribuoni në Fondin Sovran

by informim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të rregullojë edhe votimin e shtetasve kosovarë që jetojnë jashtë Kosovës ka unifikuar partitë politike dhe pritet të marrë mbështetjen e të gjitha partive në Kuvend.

Këtë deklarata, Kusari-Lila e bëri në konferencën “Diaspora flet” që u mbajt në Kuvendin e Kosovës e që morën pjesë shqiptarë që jetojnë në 15 shtete të ndryshme. Gjithashtu, ajo kërkoi ndihmën e diasporës edhe për Fondin Sovran (FS).

banner

Duke u ndalur tek Ligji i ri për zgjedhjet, ku diaspora pritet të votojë edhe fizikisht në ambasadat e konsullatat e Republikës së Kosovës në vende të ndryshme, Kusari-Lila u shpreh se të gjitha partitë kanë luajtur një rol konstruktiv.

“Ka qenë një prej premtimeve tona dhe një angazhim i grupit punues në reformën zgjedhore dhe për këtë në veçanti më duhet të them që rol konstruktiv kanë luajtur të gjitha partitë, është një proces në të cilën jemi shumë të kënaqur sepse nuk kemi pasur dallime, se pozitë dhe opozitë kemi punuar bashkë në secilin nen dhe dispozitë e cila është prezantuar me ndryshime nga ajo çfarë ishte apo çfarë është aktualisht ligji zgjedhor dhe ekziston një dakordim i përgjithshëm që të gjitha partitë do e mbështesin”, deklaroi Kusari-Lila.

Po ashtu, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi ndihmën edhe për Fondin Sovran, projektligji i të cilit është në fazën e diskutimeve.

Ajo tha se Fondi Sovran parasheh që vlerën dhe forcën ekonomike të Kosovë të çojë në një stad të ri

“Tashmë na duhet që pesha e shtetit tonë të ketë edhe komponenten ekonomike dhe pasuritë e vendit qofshin ato natyrore dhe njerëzore ta arrijnë në një dimension tjetër dhe ju jeni pasuria jonë, pasuria kombëtare e cila në aspektin intelektual dhe profesional ka mundësi tepër të madhe të inkuadrimit, prej angazhimit në strukturën e Fondit Sovran të gjithë ata që kanë përvojë në fonde investime e deri tek angazhimi drejtpërdrejt me kapital në bonet të cilat do të transmetohen nga Fondi Sovran”, deklaroi Kusari-Lila.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy