30
Boksieri Shpëtim Bajoku e ka nisur me fitore turneun kualifikues botëror për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Turneu po mbahet në Busto Arsizio të Italisë
Bajoku, i cili rrethin e parë e kaloi pa luftë, të enjten mbrëma mposhti boksierin nga Kirgistani, Imamnazariv Mirzokhid.
Ku meç ishte i vlefshëm për kategorinë deri në 63.5 kilogramë.
“Shpëtimit i duhen edhe dy fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, që nënkupton kualifikimin në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës.