Ferizaj: Arrestohet 72-vjeçari që kërkohej për uzurpim të paligjshëm të pronës

by Merita

Eshte arrestuar një 72 vjeçar në Ferizaj, i cili po kërkohej për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte i dënuar me katër muaj burgim.

“Me datën 07.03.2024, rreth orës 15:45 në Ferizaj, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës R.H (M/K), i moshës 72 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, me dënim burgimi prej katër ( 4 ) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, kurdo që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy