29
Fationa Kasapi dhe Flaka Loxha janë eliminuar nga turneu i xhudos, Grand Prix Upper Austria.
Xhudistet kosovare u ndalën në raundin e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë, .
Kasapi raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa u mposht në të dytin nga xhudistja serbe, Marica Perisic.
Ndërsa, Flaka Loxha mposhti Mariana Esteves në raundin e parë, por u ndal nga belgia, Mina Libeer
Nesër e pasnesër do të garojnë edhe Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.