Gjatë të shtunës, Donjeta Sadiku ka siguruar normën për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Për këtë sukses të Sadikut, ka folur trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili e ka vlerësuar lartë këtë arritje të saj.
Aktualisht pesë xhudistë të Kukës janë brenda zonës që e siguron normën olimpike,
Dy prej tyre, Akil Gjakova e Loriana Kuka, garuan fundjavën e kaluar në Grand Prix në Linz të Austrisë.
Kuka shprehu dëshpërimin e tij me të dy garuesit, të cilët sipas tij patën paraqitje që lë shumë për të dëshiruar.
Gjithashtu, ai shpreson që sa më shumë sportistë ta sigurojnë normën olimpike, e jo të shkojnë në Olimpiada si turistë.