96
Bayer Leverkusen është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso e eliminoi skuadrën nga Azerbajxhani, Qarabag me rezultat të përgjithshëm 5:4.
Pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë, Leverkusen triumfoi 3:2 në të dytën,
Megjithatë, misioni ishte tejet i vështirë
Bayer Leverkusen e pa veten në disavantazh prej 0:2, për t’u rikthyer më pas në mënyrë spektakolare.
Dy gola në minuat shtesë nga Patrick Schick bënë që Leverkusen të fitonte ndeshjen dhe të siguronte kualifikimin.
Nesër do të tërhiqet shorti, ndërsa skuadra si Leverkusen, Milan, Liverpool e Roma janë në garë.