Valon Berisha: Ndeshjet do të na shërbejnë për të kuptuar trajnerin dhe filozofinë e tij

by Nexhat

Mesfushori Valon Berisha ka folur për faqen zyrtare të FFK-së para dy ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës në muajin mars.

Kosova do të luajë të premten në udhëtim te Armenia, ndërsa të martën e javës së ardhshme te Hungaria

Këto dy ndeshje do të jenë të parat në drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda, i cili veçse ka përfunduar dy stërvitje të plota me ekipin e ftuar.

Pas stërvitjes së dytë ka folur ‘senatori’ i ekipit, Valon Berisha, i cili ka thënë që ndeshjet do të shërbejnë ta njohin trajnerin dhe ta bëjnë gati grupin për Ligën e Kombeve

“Këto dy ndeshje do t’i shfrytëzojmë për të kuptuar trajnerin dhe filozofinë e tij, të krijojmë grupin dhe të bëhemi sa më të fortë për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka thënë fillimisht Berisha për faqen zyrtare të FFK-së

“Sot kemi punuar më shumë taktikisht, ndërsa nesër do të punojmë më shumë për fazën mbrojtëse. Duhet te adaptohemi sa më shpejtë”.

“Janë dy ndeshje miqësore, por të rëndësishme dhe duhet t’i fitojmë sepse na ndihmojnë për atmosferën në ekip”, përfundoi ylli i Dardanëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy