Aksionari i ri i Man Utd flet për mundësinë e transferimit të Mbappes këtë verë

by Nexhat

Aksionari i ri i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, i është përgjigjur raportimeve se ‘Djajtë e Kuq’ dëshirojnë të nënshkruajnë me Kylian Mbappen.

United ka qenë në mesin e një sërë klubesh që janë lidhur me Mbappen gjatë muajve të fundit, teksa kontrata e francezit tek PSG-ja do të skadojë këtë verë.

banner

Mbappe besohet gjerësisht se do të nënshkruajë për Real Madridin, por ekipet si United, Liverpooli dhe Arsenali kanë raportuar gjithashtu një interesim për 25-vjeçarin.

Për këtë çështje Ratcliffe tha një përgjigje në podkastin The Geraint Thomas Cycling Club.

“Më mirë do të gjeja Mbappe-në e radhës, se sa të shpenzoja një pasuri për të blerë suksesin. Nuk është e mençur që të blesh Mbappen, kushdo mund ta kuptojë këtë”, ka thënë Ratcliffe

Ratcliffe ka marrë kontrollin e operacioneve të futbollit tek United nga familja Glazer dhe shumë shpejt ka instaluar sistemin e tij të punës, duke i kërkuar Sir Dave Brailsford për të kryer një auditim të plotë se si drejtohet klubi.

United momentalisht gjendet në pozitën e gjashtë në Premier League me 47 pikë të grumbulluara dhe nëse nuk arrijnë në fund që të sigurojnë një vend në garat evropiane do të jetë e vështirë që të joshen lojtarët e mëdhenj që t’i bashkohen klubit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy