Kollçaku: NATO e mbron Kosovën, Shqipëria e forcon me ushtarë

by Nexhat

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bardhyl Kollçaku, theksoi se vitin e fundit pothuajse është dyfishuar kontributi dhe prezenca e trupave shqiptare në misionin e Kosovës dhe se ajo që do t’i sigurojë ai kosovarët është që “Shqipëria qëndron e palëkundur dhe do të jetë me vëllezërit tanë, pra me ju në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, ashtu siç do të jetë dhe Aleanca”.

Ndërkaq, lidhur me deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, se Serbia tani është më afër hyrjes në NATO se Kosova, Kollçaku vlerëson se ky mund të jetë një lapsus ose deklaratë e pamenduar mirë, sepse siç tha, ambasadori i ShBA-së në Kosovë e kundërshton flakë për flakë atë pretendim të Hillit, duke shtuar se nuk duhet të krahasohen vendet.

banner

“Kosova është sot një model i një vendi që aspiron në hapësirën euroatlantike, jo vetëm me fjale e deklarata, por me reforma e angazhime, me kontribute konkrete, jo vetëm në Forca të Armatosura të cilët janë model, por edhe në kulturën demokratike në orientimin e qartë perëndimor në të gjithë reformat, në sistemin gjyqësor e në siguri. Ndaj unë jam i sigurt që faktori kosovar, qoftë pozitë e opozitë, të vazhdojnë në këtë rrugë, dhe perspektiva euroatlantike është e sigurt për popullin e Kosovës shumë shpejt”, deklaroi Kollçaku në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy