43
Nesër në Kosovë për vizitë do të qëndrojnë senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Murphy dhe Peter do të takohen me kryeministrin Albin Kurti në Qeverinë e Kosovës, duke filluar nga ora 15:00.
Kurti në ora 10:00 do ta vizitojë Qendrën Korrektuese të Dubravës, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.
Ndërkaq, në ora 18:00 kryeministri do të marrë pjesë në hapjen e bibliotekës së Adem Demaçit