Njihuni me kampionët e Kosovës në pingpong për Senior

by Merita

Gjatë dy ditëve u zhvilluan shumë ndeshje interesante e me plot rivalitet, e më të mirët avancuan tutje. Tek meshkuj në individuale u dalluan dy talentet e rinj Amant Sejdiu dhe Ibrahim Maloku që arritën deri në të 8-ën e finales.

Tek femrat në gjysmëfinalen e parë Shega Hashani fitoi ndaj Leoresa Imerit me 3:0, ndërsa Alma Mehmeti fitoi me 3:1 ndaj Lene Osmanit. Në finale Shega fiton bindshëm me 3:0 ndaj Almes e kështu mbrojti titullin e kampiones për viti e tretë më radhë.

banner

Tek meshkujt në gjysmëfinalen e parë Kreshnik Mahmuti arriti të fitoj me 3:2 ndaj Rrahman Ademajt, në një ndeshje dramatike me plotë kthesa e shumë poenë atraktivë që nxitën brohoritje të publikun për të dy pingpongistët.

Rrahmani pati një paraqitje shumë të mirë, ai avancoi 2:0 në sete dhe kishte 3 meç poenë në setin e tretë 10:7, por Kreshniku nuk u dorëzua dhe se pari barazoi rezultatin në seta 2:2 e pastaj avancoi me 7:3 në setin e fundit, por Rrahmani përmbysi edhe një herë rezultatin duke arritur edhe 2 meç poenë në setin e pestë 10:8, Kreshniku edhe kësaj radhe nuk u dorëzua, e në fund fitoj setin me 16:14, për të kaluar në finale ku e priste Fatih Karabaxhaku i cili në gjysmëfinalen e dytë fitoj me 3:0 ndaj Yll Dragidellës.

Në finale edhe një herë u takuan Kreshniku dhe Fatihu, kësaj radhe Fatihu ishte më i përkushtuar dhe fitoj ndeshjen me 3:0 pas shumë poenëve atraktivë, e kështu u bë kampion i trefishtë, pasi ai përveç individualeve fitoj titullin e kampionit edhe në çifte meshkuj dhe çifte të përziera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy