“Ankohet” Staroviq: Askush nuk ka marrë leje prej Serbisë për ushtrimet e NATO-s në Kosovë

by informim

Sekretari shtetëror i ministrisë së mbrojtjes serbe, Nemanja Staroviq, ka thënë për televizonin pro-regjimit serb “B92” se “vendosja e forcave të disa shteteve në Kosovë është shkelje e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Në pyetjen për stërvitjen ushtarake ndërkombëtare “Defenfer Europe 23”, e cila po mbahet edhe në Kosovë, Staroviq ka pretenduar se “nga Serbia nuk është kërkuar pëlqimi i vendeve pjesëmarrëse dhe se Serbia nuk ka informacione nëse vendet pjesëmarrëse kanë marrë pëlqimin e komandantit të KFOR-it për të hyrë në Kosovë”

banner

“Sipas dispozitave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të vetmet forca ushtarake që mund të dislokohen ligjërisht në “territorin e Kosovës dhe Metohisë” janë njësitë e misionit të KFOR-it. Duke pasur parasysh këtë dislokim të forcave të vendeve të caktuara në kuadër të stërvitjes ‘Defenfer Europe 23’, kjo është shkelje e rëndë e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila përcakton sigurinë dhe rendin politik në territorin e “krahinës sonë jugore”. Jo vetëm që vendet pjesëmarrëse në pjesën e stërvitjes që po bëhet në Kosovë nuk kanë kërkuar miratim nga autoritetet kompetente të Serbisë, por nuk kemi informacione se a është marrë pëlqimi i nevojshëm i komandantit të misionit të KFOR-it për hyrjen e tyre në territorin e “krahinës jugore serbe”, ka pretenduar Staroviq në këtë deklaratë boshe për opinionin serb.

Ai ka thënë se Serbia i ka “paralajmëruar” partnerët e saj ndërkombëtarë për të gjitha këto në kohën e duhur, përmes kanaleve të komunikimit diplomatik.

“Përveç kësaj, duke pasur parasysh se organizatori i ushtrimeve po planifikon pjesëmarrjen e FSK-së, edhe kjo paraqet shkelje të rëndë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy