Senatori Chris Murphy ka përgëzuar kryeministrin Kurti për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, por nga i njëjti kërkoi që Asociacioni të bëhet këtë vit, duke theksuar se “koha ka rëndësi shumë” duke theksuar se kjo duhet të ndodhë këtë vit për ta mundësuar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Senatori ka shprehur gatishmëri që t’i ndihmojnë Kosovës edhe në këtë çështje.
“Patëm një bisedë shumë të mirë të sinqertë për dialogun. Na vjen shumë mirë për marrëveshjen që e keni arritur me Serbinë. E dimë që këto kanë të bëjnë me disa zgjidhje të vështira për të dy palët. Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Mendojmë se është e kuptueshme që të lejohet që komunat me shumicë serbe të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Por koha ka shumë me rëndësi, është viti kur duhet të kryhet kjo dhe që të mundësohet arritja e normalizimit, e cila do të çojë te njohja e ndërsjellë. Prandaj na vjen mirë që dëgjuam për planet tua për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe jemi të gatshëm që t’ju ndihmojnë edhe në këtë ndërmarrje”, tha Murphy, .
Paraprakisht fjalën e mori kryeministri Albin Kurti, i cili tha se pret zbatimin e marrëveshjes pa kushtëzime
“Biseduam edhe për raportet me Serbinë dhe rezultatet e dialogut, me theks te marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit, ato përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre. Prandaj na duhet zbatim i tërësishëm i shpejtë dhe pa kushtëzime”, tha Kurti, .