Rezultatet dhe renditja pas javës së 29-të në Superligën e Kosovës – Ballkani konsolidohet në krye, Drita në ndjekje, Llapi bie

by Nexhat

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 29-të në Superligën e Kosovës, ku nuk kanë munguar befasitë.

Ballkani fitoi ndaj Feronikelit 74 si mysafir me rezultat 2-0, ndërsa edhe Drita bëri detyrën ndaj Lirisë duke fituar me rezultat 4-2.

banner

Gjilani mori tri pikë të mëdha ndaj Prishtinës si mysafir duke triumfuar me rezultat 3-1.

Llapi sot barazoi në Klinë ndaj Dukagjinit me rezultat 1-1, ndërsa Malisheva fitoi me Fushë Kosovën me rezultat 3-1.

Ballkani tani me 59 pikë është në krye, ndërsa Drita është e dyta me 57 pikë.

Në vendin e tretë është Llapi që ka 55 pikë, ndërsa Malisheva është pas tyre me 52 pikë.

Prishtina mbetet e pesta me 40 pikë, ndërsa Dukagjini me 37 pikë është i gjashti. Gjilani është i shtati me 33 pikë, ndërsa Feronikeli është në pozitën e barazhit me 30 pikë

Fushë Kosova ka 20 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Liria me 10 pikë mbyll renditjen.

Në javën e ardhshme, atë të 30-të takohen: Ballkani – Drita, Llapi – Fushë Kosova, Gjilani – Feronikeli, Liria – Dukagjini, Malisheva – Prishtina. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy