23
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti rreth çështjes se dinarit.
Ajo ka thënë se Kurti me këtë temë po bën propagandë, me të cilën po dëmtohet Kosova.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se me sjelljet e tij Kurti po e habit boten në lidhje me monedhën që e përdor Kosova.
“Krejt bota e dine se Kosova e perdor euron dhe qe eshte shteti i pare ne Ballkan qe perdor euron pas lufterave- tash Kurti me propaganden per dinarin po e ven ne huti boten- cfare autogoli…mosdija eshte mjerim i mendjes!”, ka shkruar Tahiri