Haradinaj: Programi i MCC-së është shembulli më i mirë i rëndësisë së partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Amerikës

by Nexhat

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme.

Ai ka shkruar se ky program është dëshmi e vazhdimësisë së partneritetit afatgjatë mes dy vendeve

banner

“ShBA, ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ky kontribut është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challenge Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve.”

“Gjatë kohës sa isha kryeministër i vendit, pata nderin që me drejtuesit e MCC të bashkëpunoj në implementimin e projekteve të ndryshme me interes për vendin. Hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme.”

Haradinaj ka falenderuar ShBA-të për kontributin e dhënë për Kosovën.

“Gjithmonë falënderues ndaj miqve tanë strategjikë ShBA-të, për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy