Hoti: Qeveria e “mashtrimit” u ka shpallur luftë sindikatave, është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në to

by Nexhat

Deputeti I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë Kurti është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në sindikata. Sipas tij pagesat për anëtarësimin në Sindikata janë ulur nga 1.9 mil euro në vitin 2022 në rreth 0.9 mil euro në vitin 2023,

“Përkujtim i fakteve në ditën e punëtorëve. Në mandatin e kësaj qeverie është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në sindikata. Kjo bazohet në pagesat zyrtare të anëtarësisë në sindikata, të cilat pagesa janë ulur nga 1.9 mil euro në vitin 2022 në rreth 0.9 mil euro në vitin 2023”, ka thënë ai.

banner

Sipas Hoti, qeveria u ka shpallur luftë sindikatave.

“Kjo është pasojë e luftës që Qeveria e mashtrimit u ka shpallur sindikatave nga marrja e mandatit. Sot komunikimi i shtetit me sindikatat praktikisht është joekzistent.  Slogani “Drejtësi dhe punësim” ka qenë mashtrim i tipit të komunizmit, kur njerëzit mashtroheshin se do ketë barazi, por e përjetonin shtypjen dhe poshtërimin”, ka shkruar tutje ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy