Vuçeviq para votimit të qeverisë së re serbe: S’e lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira

by Nexhat

Millosh Vuçeviq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë. Ai ka hyrë në orën e tretë të leximit të ekspozesë së tij në Kuvendin serb, ku pritet të votohet qeveria e re.

Ai ka folur për politikën e jashtme, ekonominë, sigurinë, kulturën dhe arsimin, ndërsa nuk la pa e përmendur edhe Kosovën.

banner

Vuçeviq foli për “mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit në arenën ndërkombëtare”, ndërsa tha se qeveria e re serbe nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës,  

“Serbia nuk do ta kontestojë shtetësinë e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe nuk do të pajtohemi kurrë për Kosovën me Shqipërinë, me të cilën kemi marrëdhënie të mira”, tha Vuçeviq, duke shtuar se boshnjakëve ua uron të gjitha të mirat, por se Serbia do ta ndihmojë gjithmonë Republika Srpskan.

“Ne nuk do të heqim dorë nga e vërteta dhe drejtësia për hir të normalizimit të marrëdhënieve me Zagrebin”, tha ish-ministri serb i Mbrojtjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy