Bakoyannis e bën përsëri nervoz Vuçiqin, reagon Petkoviq: Turp të kesh

by Nexhat

Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka reaguar pas deklaratave të fundit të raportueses për Kosovën në Këshill të Europës, Dora Bakoyannis, e cila tha se se është sulmuar nga lidershipi serb pse ka përpiluar një raport pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Ai sërish iu drejtua me fjalë të ashpra dhe e akuzoi atë se po e mbron Kosovën, duke vazhduar propagandën se në Kosovë po kryhet “spastrim etnik ndaj serbëve”.

banner

“Turp të kesh Dora Bakoyannis! Nuk dihet se çfarë është më keq, qoftë raporti juaj skandaloz apo gjithçka që thoni në mbrojtje të të ashtuquajturës Kosovë! Ju përmendët reformat e shumta të supozuara që janë bërë nga e ashtuquajtura Kosova për anëtarësim në Këshill të Europë dhe nuk the asnjë fjalë që Prishtina nuk e ka formuar Asociacionin 11 vjet, se arreston dhe rrah serbet. Prishtina ndalon mallrat serbe për 10 muaj, heq dinarin dhe ndalon rrogat dhe pensionet për serbët, kryen spastrim etnik të serbëve, kryen dhunë institucionale, imponon kryetarë të komunave të rremë në veri, shkatërron varrezat serbe dhe vjedh pronat serbe… Kjo nuk është në raportin tuaj të turpshëm!”.

Deputetja e Asamblesë së KiE Bakoyannis ka shkruar se asnjë kandidati nuk i është kërkuar të kryejë kaq shumë reforma para se të sillet për diskutim çështja e pranimit të tij në organizatë sesa Kosovës, duke thënë se kjo me gjasë ka qenë edhe arsyeja pse 83 për qind e Asamblesë votoi pro raportit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy