Përplasjet me Brukselin për masat, Këshilltari i Kurtit thotë se brenda BE’së duhen bërë hetimet si janë vendosur

by Nexhat

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në një intervistë në RTK ka folur për qëndrimin e fundit të Bashkimit Evropian sa i përket masave të vendosura ndaj Kosovës. Zulfaj ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, duke thënë se ai e ka mirë që Qeveria e Kosovës s’vendos për heqjen e masave, dhe shton se BE-ja siç i ka vendosur ato masa, duhet ta gjej mënyrën për t’i hequr,

“Z.Stano e ka mirë që Qeveria e Kosovës s’vendos për heqjen, por z.Stano siç ka arritur me i vendos, do të duhej ta gjej mënyrën për me i heq, sepse humbet kredibiliteti i BE-së. Për çka janë ato masa, nëse z. Stano mund ta arsyetojë tashmë ekzistencën e atyre masave, por nëse s’mundet ai duhet të gjej shpjegime pse nuk po mund t’i heq, sepse janë futur me një proces absurd”, ka thënë Zulfaj.

banner

Zulfaj ka shkuar edhe më tutje, duke thënë se ndoshta do të duhej edhe të hetohej në Bruksel mënyra se si janë vendosur masat ndaj Kosovës, meqë sipas tij, masat kanë kaluar pa debat. Këshilltari i Kurtit thotë se vendosja e masave s’ka qenë e menduar mirë, raporton Express.

“Lehtësia me të cilën janë vendosur masat, do të duhej që ndoshta edhe të hetohej, në Bruksel, sepse janë kaluar pa debat. Një demokracie më të avancuar në rajonin e Ballkanin Perëndimor, t’i vendosen masa nga një  vend siç është BE. Është e pamenduar mirë. Po të ishte menduar mirë, këto masa do të hiqeshin”, ka thënë Zulfaj në RTK

Ai tutje ka thënë se BE-ja do të duhej ta gjejë mënyrën e rrufeshme për t’ia hequr masat Kosovës. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media të enjten në Bruksel, ka thënë se janë shtetet anëtare ato që vendosin për heqjen e masave dhe jo politikanët e Kosovës. Ndaj kësaj deklarate të Stanos, ka pasur një reagim të zëdhënësit të Qeverisë, Perparim Kryeziu, duek thënë se situata në Veri ka de-eskaluar dhe se për këtë arsye masat duhet të hiqen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy