Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për Heroin Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Sipas historianëve ka hipoteza që ditëlindja e tij mund të jetë sot, më 6 maj.
Kurti tha se Skënderbeu është referenca e parë fillestare e çdo vetëdije shtetëndërtuese dhe e çdo ndërgjegjje komunitare për shqiptarët.
Ai e quajti Gjergji edhe si një diplomat vizionar.
“Lidhjet e Skënderbeut me shtetet italiane dhe perëndimore si me Mbretërinë e Napolit, me Papatin e Romës dhe me Republikën e Venedikut, janë rikthyer dhe rimarrë si raporte referenciale politike për shqiptarët edhe në kohët moderne. Në shekullin e XIX, figura e Skënderbeut u mor nga rilindasit shqiptarë dhe u vendos në qendër të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Stema dhe flamuri i dikurshëm i Kastriotit u bënë bazë e flamurit kombëtar dhe shtetëror nga shqiptarët në fillim të shekullit të XX”, tha Kurti.